E ëma ka një këshillë për Rita Orën dhe ia thotë shqip: Të duhet një pite…

12/06/2023 12:33

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka publikuar së fundmi disa foto nga një performancë në Sydney, ku shihet e veshur me një fustan të kuq transparent.

Trupi i saj duket mjaft i tonifikuar, por diçka i mungon dhe këtë ia ka vënë në dukje nëna e saj Vera Ora.

Ajo i ka komentuar tek fotot se i duhet një pite për të ngrënë se është shumë e dobët.

 “Një pite të duhet se ligsht”, ka shkruar Vera Ora me shaka.

Humbja e peshës së Rita Orës i ka rënë në sy të gjithëve dhe jo vetëm nënës së saj. Por mesa dihet tashmë Rita e ka marrë shumë seriozisht stërvitjen e saj në palestër.

 

FOTO GALERI
1/11

Top Channel