Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Shkodër, tek kryqëzimi i “Pirajve”.

Gazetarja Brixhilda Deda, bën me dije se një automjet i drejtuar nga 29-vjeçari Gjoke Gjokhilaj, ka dalë nga rruga dhe makina ka përfunduar e përmbysur në një parcelë.

Si pasojë, ka mbetur i plagosur i riu dhe pasagjerja që ndodhej në automjet me të.

Të dy janë dërguar për mjekim në spitalin e Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po kryen hetime në lidhje me ngjarjen ndërsa në testin e alkoolit drejtuesi ka dalë negativ.

Top Channel