Shembet një pjesë e autostradës në Filadelfia, zjarr e tym në rrugë

11/06/2023 18:51

Një pjesë e autostradës I-95 në drejtim të veriut në Filadelfia është shembur pasi një kamion cisternë mori flakë poshtë autostradës, thanë zyrtarët e Filadelfias.

Zjarrfikësit janë ende duke luftuar me flakët, tha Derek Bowmer, shefi i batalionit për Departamentin e Zjarrfikësve në Filadelfia, i cili saktësoi se shkak për shembjen e një pjese të autostradës është bërë shpërthimi i automjetit në fjalë i mbushur me karburant ose gaz

Pamjet e filmuara nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi, ndërkohë që autostrada është e mbyllur në të dy drejtimet përreth zonës.

Gjatë konferencës zyrtarët thanë se po hetojnë për shkaqet e zjarrit, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Top Channel