E hënë, 12 Shkurt 2024
19:32
Mungojnë dy mijë mësues/ Mësim jo i plotë në shkolla! Situata më e vështirë, në veri të vendit

Në Shqipëri, jo të gjithë nxënësit zhvillojnë mësim sipas programit të caktuar mësimor, për shkak të mungesave të mësuesve.

19:30
Spartak Ngjela analizon personazhet e Big Brother VIP3: Romeo Veshaj nuk e fiton, Ilnisa…

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në rubrikën “Trotuar” të “E Diell” ka deklaruar se pavarësisht lojës së Romeos, prania e të vëllait Donaldit në Big Brother VIP1, e ka bërë atë një figurë përsëritëse, të konsumuar në sytë e publikut saqë vështirë do të jetë të fitojë.

19:29
Rezultatet e dobëta, Mainz shkarkon trajnerin e dytë brenda këtij sezoni

Mainz shkarkon Jan Siewert nga detyra e trajnerit të tyre.

19:28
OJQ-të braktisin takimin me zyrtarët francezë për përdorimin e pesticideve në bujqësi

Drejtuesja e grupit të mbrojtjes së mjedisit e konsumatorit ‘Humanité et Biodiversité’ në Francë, Sandrine Belier tha sot se organizata e saj ishte një nga 8 OJQ mjedisore që braktisën takimin në ministrinë franceze të bujqësisë për planin e reduktimit të përdorimit të pesticideve.

19:11
Dita e Shën Valentinit për këto shenja të horoskopit nuk do të jetë dita më romantike e vitit

Dita e Shën Valentinit festohet çdo vit më 14 shkurt, një ditë në të cilën festohet dashuria dhe romanca.

18:58
Policia në Indi ngre barrikada para protestës së lajmëruar të fermerëve (fotot)

Autoritete indiane kishin ngritur sot barrikada dhe kanë ndaluar grumbullimet publike para protestave të pritura të mijëra fermerëve që kërkojnë ndalim të politikave kufizuese dhe një minimum për çmimet e prodhimit.

18:52
U deshën 1260 orë që të krijohej, aktorja Penelope Cruz shfaqet me një fustan magjepsës

Së fundmi, aktorja e njohur Penelope Cruz ishte në ndarjen e çmimeve Goya dhe shkëlqeu me pamjen e saj.

18:41
Sekretari amerikan i Mbrojtjes anulon takimet e NATO-s, pas diagnostikimit me kancer

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka anuluar një udhëtim jashtë shtetit në selinë e NATO-s, pasi u shtrua në spital për herë të tretë në po aq muaj.

18:38
​Grafitet e reja në veri të Kosovës, pozita dhe opozita shprehen të shqetësuara

Vendosja e grafiteve në katër komunat veriore me mesazhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”, po shihen si shqetësuese nga grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

18:28
Njoftoi bashkimin e PD, por a e njeh Berishën si kryetar? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Gazment Bardhi është pyetur nëse e njeh apo jo Berishën si kryetar.

18:20
Luftëtari i lashtë i varrosur me shpatën dhe kalin zbulohet pas 1,300 vjetësh (fotot)

Arkeologët kanë nxjerrë në dritë vendvarrimin e lashtë të një luftëtari që daton prej 1300 vjetësh, ku u gjetën gjithashtu mbetjet e kalit të tij, armatura dhe një seri armësh që i përkisnin.

18:19
Debutimi te Besiktasi, Santos i dhuron një fanellë titullari Ernest Muçit

Ernest Muçi titullar te Besiktasi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, u transferua gjatë ditës së fundit të merkatos nga Legia te bardhezinjtë nga Stambolli.

18:15
“Ta shohim njëri-tjetrin me shumë dashuri”/ Leskaj në Këshillin Kombëtar: Duhet formë e re organizimi, por më parë na duhet analiza

Pjesëmarrja masive në protestën e 20 shkurtit nuk mjafton, për deputetin Bujar Leskaj, i cili në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kërkoi një analizë të thellë.

18:02
“Çfarë do bëjmë pas 20 shkurtit? S’na duhen lëpirjet dhe duartrokitjet”, zbardhet debati në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit. Paloka: Kemi mëkatet tona, por…

Zbardhen debatet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, kryesisht mes Myslim Murrizit dhe deputetit Edi Paloka, në lidhje me protestën e 20 shkurtit.

18:02
Shkup: Parlamenti në seancë për miratimin e dy ministrave të rinj nga Aleanca për Shqiptarët

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut hapi sot seancën për miratimin e dy ministrave të rinj të Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administatës, pas shkarkimit të premten të ministrave të cilët udhëhiqnin këto dy sektorë.

17:55
Lista e qyteteve ku vizitorët në 2024 duhet të paguajnë ‘taksën e turistit’ (fotot)

Një numër destinacionesh të njohura në botë kanë nisur t’i kërkojnë para “ekstrea” turistëve teksa thonë se përpiqen të përballojnë fluksin dhe kërkesën e vizitave.

17:49
Kancelari Scholz zotohet se Gjermania do ta arrijë cakun e NATO-s prej 2% të shpenzimeve të GDP

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se industritë e mbrojtjes mund të llogarisin në rritjen e shpenzimeve ushtarake nga Qeveria e tij dhe se ajo do ta përmbushë përkushtimin e vet për t’i shpenzuar 2 për qind nga bruto prodhimi i brendshëm (GDP) për mbrojtjen e NATO-s.

17:45
Paloka në mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Të ndajmë punët për çdo deputet, duhet pjesëmarrja më e madhe ndonjëherë në protestën e 20 shkurtit

Protesta e 20 shkurtit është në fokus në Këshillit Kombëtar të PD-së.

17:36
E ardhmja e pasurive të paluajtshme të ish-Presidentit Trump vendoset në pak ditë

Brenda pak ditësh, një gjykatës në Nju Jork pritet të vendosë mbi të ardhmen e perandorisë së pasurive të paluajtshme të ish-Presidentit Donald Trump, në një çështje civile ku ai akuzohet se mashtroi huadhënësit dhe kompanitë e sigurimeve, duke fryrë vlerën e pasurive të tij në pasqyrat financiare.

17:29
Protestuesit në Pakistan bllokojnë autostradat në protestë ndaj rezultatit të zgjedhjeve (fotot)

Mijëra protestues te ish-kryeministrit Imran Khan kanë bllokuar sot disa rrugë kryesore dhe kanë nisur një grevë një-ditore për të demonstruar kundër rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme javën që shkoi në Pakistan.

17:24
Emri/ Me pesë armë, fishekë dhe municione të tjera në shtëpi! Arrestohet 31-vjeçari në Vlorë, i njohur me pseudonimin “Zoto”

Një 31-vjeçar u vu në pranga në Vlorë, pasi u kap me municion luftarak në banesë.

17:16
Mbledhja e demokratëve në selinë e PD, Noka: Të gjithë jemi në protestë më 20 shkurt

Deputeti demokrat Flamur Noka, pas mbledhjes së grupit parlamentar në selinë e PD-së, shkruan se të gjithë do të jenë në protestë më 20 shkurt.

17:16
Prezantohet drejtori i ri i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara

Pas dorëheqjes së ish-Drejtorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) z. Adrian Koni, është vendosur drejtori i ri i përkohshëm.

17:10
VIDEO/ Shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, Altin Çoku flet për ngjarjen në TikTok: Foton intime e shpërndau një shok

Altin Çoku, 39-vjeçari i cili u arrestua sot nën akuzë se ka shtyrë një 27-vjeçare drejt vetëvrasjes ka komentuar në TikTok ngjarjen.

17:05
Vetëplagoset me armën e gjahut 54-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 54-vjeçar është vetëplagosur me armën e gjahut në Vaun e Dejës.

17:02
“O smirush”, debat i ashpër mes Eglës dhe Gazit: Ik mi zarush, je pa shtyllë kurrizore

Egla dhe Gazi patën një debat të ashpër sot, duke iu drejtuar njëri tjetrit me fjalë ofenduese.

16:59
Dënohet me vdekje vrasësi i regjizorit iranian dhe bashkëshortes

Një burrë është dënuar me vdekje për vrasjen e regjizorit të njohur iranian Dariush Mehrjui dhe bashkëshortes së tij Vahideh Mohammadifar.

16:52
Zjarri në urgjencën e QSUT/ Nuk është kthyer ende në normalitet, ku duhet të orientoheni në rastet urgjente

Urgjenca në qendrën spitalore Nënë Tereza nuk i është kthyer ende normalitetit, përveçse është improvizuar një dhomë, në të cilën priten rastet urgjente.

16:44
Ekzekutoi katër punonjës në fabrikë dhe vrau veten, publikohet fotoja e autorit me origjinë nga Egjipti

Personi në foto është 76-vjeçari, i cili vrau tre persona në kompaninë e transportit në Athinë.

16:33
Zyrtarët mbyllin rrugën për gjashtë muaj për të lejuar ‘kalimin e thithëlopave’në Britani (fotot)

Një rrugë në Bath në perëndim Anglisë po mbyllet nga zyrtarët për gjashtë muaj, sipas tyre për të ndihmuar që amfibët vendas të mbërrijnë në terrenet e tyre të shumimit.

16:29
Luiz Ejlli thyen çdo rekord në rrjetet sociale, videot e tij kalojnë 15 miliardë shikime

Fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli vijon të jetë më i ndjekuri në rrjetet sociale.

16:28
Grupi i Bardhit dhe Berishës bashkohen në selinë e PD/ Përfundon mbledhja, deputetët që munguan

Mbështetësit e Gazment Bardhit dhe përkrahësit e ish-kryeministrit Sali Berisha u bashkuan sot për herë të parë në një mbledhje të grupit parlamentar brenda selisë së Partisë Demokratike, e cila u mbyll pak më parë.

16:25
Gjermania me fabrikë të re municioni, përballë kërcënimeve

Rritja e prodhimit ushtarak ka qenë një politikë qendrore që kur Rusia sulmoi Ukrainën në vitin 2020.

16:24
BQK-ja: Faza e tranzicionit për dinarin mund të zgjasë deri në tre muaj

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar të hënën se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj, e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

16:20
Tri fitore radhazi, Ten Hag: E shijova, United ka rigjetur mentalitetin e duhur

Moment pozitiv për Manchester United. “Djajtë e Kuq” siguruan tri pikë të arta falë suksesit 1-2 në fushën e Aston Villës, duke regjistruar suksesin e tretë radhazi në Premier League.

16:09
Merr flakë apartamenti në Fier, brenda ndodheshin dy të moshuar

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Fier.

15:46
“Demokratët duan bashkim”, Salianji: Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë, sot hapi i parë…

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka përshëndetur ndryshimin e ri brenda kampit opozitar, ku pas dy vitesh grupi që u mblodh për herë të parë në selinë qendrore të PD dhe njoftoi bashkimin.

15:42
Atentati në Kurbin me objektiv Ardjan Gjeloshin/ Pista e hetimit një vrasje e ndodhur disa vite më parë

Një vrasje e ndodhur në vitin 2002 dyshohet se është shkaku kryesor i atentati që ndodhi në Kurbin dy ditë më parë, me objektiv Ardjan Gjeloshin.

15:42
Video/ Pasagjeri humbet një këmbë kur hidhet para mbërritjes së tragetit në breg, i shtypur nga mjeti gjigant (fotot)

Pamje të rënda janë publikuar dje ku një pasagjer i tragetit hidhet para kohe në breg por këmba e tij mbetet e ngecur mes tokës dhe platformës së zbritjes, në një ndalesë lumi në Brazil.

15:36
Kuqezinjtë, të pandalshëm/ Aktivizohen të gjithë, shënojnë dhe asistojnë në klubet e tyre

Legjionarët kuqezi kanë mbyllur një tjetër fundjavë pozitive, teksa një pjesë e tyre ishin vendimtarë me gola dhe asiste.

15:29
Kush s’ka punuar mirë, fatin e tij e mëson në Asamblenë e 16 Marsit? Zbulohen detaje nga mbledhja e Ramës me socialistët: Skanim i çdo qelize të PS

Nëse zgjedhjet e përgjithshme do të zhvilloheshin nesër, Edi Rama me një precizion të plotë, e din sot sa vota merr Partia Socialiste.

15:19
Shpërthim tmerri në parkun e pishinave të fëmijëve në Suedi (fotot)

Një park zbavitjeje është përfshirë nga flakë gjigante mëngjesin e sotëm dhe me pas nga nje plasje, teksa një atraksion i ri ujor ka shpërthyer në mënyrë të pashpjeguar.

15:17
Lejoi hapjen e rrugës në mes të pyllit pa leje, Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për ish kryebashkiakun e PS

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, i cili u dënua për “shpërdorim detyre”.

15:12
Amnistinë penale bashkë me opozitën/ Votohet në parim në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, PS kërkon bashkëpunim

Sagës së gjatë të diskutimeve për amnistinë nga ku do të përfitojnë mbi 700 dënuar dhe 2000 persona të tjerë në shërbim prove po i vjen fundi.

15:10
“Kemi nevojë për një hapje reale”, Bardhi njofton bashkimin e grupit të tij me Rithemelimin: Nuk jemi në luftë me drejtësinë, por do themi të vërtetën sa herë…

Pas dy vitesh ndarje, grupi parlamentar demokrat u mblodh në selinë qendrore të PD nën kryesimin e Gazmend Bardhit, i cili njoftoi bashkimin përmes një deklarate për shtyp.

15:06
Konfirmohet mungesa ndaj Atleticos, Inzaghi humbet liderin e mbrojtjes

Gol dhe dëmtim. Francesco Acerbi po kalon një rini të dytë tek Interi, skuadër ku është kthyer në liderin e prapavijës. 36-vjeçari pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen përballë Romës në “Olimpico”.

14:57
Deputetët e PD-së do të hyjnë në grevë urie? Shehu zbulon surprizat e protestës së 20 shkurtit 

Deputeti demokrat, Tritan Shehu as nuk e konfirmoi, por as nuk e përjashtoi mundësinë e nisjes së një greve urie nga demokratët në protestën e 20 shkurtit.

14:55
Amnistia tek Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Të falen të dënuarit dhe të proceduarit gjatë protestave qytetare dhe të thirrura nga PD

Partia Demokratike paraqiti sot në Komisionin e Sigurisë amendamentin për amnistinë e të dënuarve dhe të proceduarve gjatë protestave të organizuara prej saj.

14:49
“Ëndrra Metalurgjike” nga Ardian Isufi/ Hapet për herë të parë në Itali ekspozita e artistit shqiptar

Artisti shqiptar Ardian Isufi do të hapë për herë të parë ekspozitën e tij personale në Bari të Italisë.

14:32
“E kisha të vështirë të shkruaja për Tiranën si dikur”/ Kompozitori Enver Shëngjergji përlotet në ‘Wake Up’: Nuk doja të gaboja…

Kompozitori Enver Shëngjergji, ishte i ftuar sot në Wake Up me tenorin Kastriot Tusha, të cilët pak ditë më parë publikuan një këngë kushtuar Tiranës.

14:22
Pse u sulmua Kurti në Këshillin e Sigurimit? Zbulohet “molla e sherrit”, gazetari Berisha: Jemi vonë, çështja e dinarit u ndërkombëtarizua

Gazetari Rid Berisha ka komentuar takimin e fundit Kurti Vuçiç në Këshillin e Sigurimit sa i përket çështjes së dinarit dhe mbylljes së strukturave paralele serbe në Kosovë.

14:15
Armë dhe mina në një dyqan në Vlorë! Vendi i mbushur me tekstile, por në to të fshehura municionet (Video)

Në një dyqan në Vlorë janë gjetur mesditën e sotme mina dhe armë luftarake.

14:15
“Ai nuk ekziston në jetën e tij”/ Reagon ashpër nëna e djalit të Meritonit: Kujdestaria më përket vetëm mua

Ish-partnerja dhe nëna e djalit të Meriton Mjekiqit, Egesta, u ka bërë thirrje publike mediave që të mos publikojnë foton e djalit të tyre të mitur.

14:11
“Kurti dëshiron të rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin”, Talat Xhaferi i kundërpërgjigjet Vuçiçit: Propagandë kundër arritjeve të shqiptarëve

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot komentoi deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili tha se “kryeministri i Kosovës Albin Kurti po tenton të rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin”.

13:59
“Donte të vriste shefat, mbante një thes në dorë”, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve të masakrës në Athinë

Të frikshme janë dëshmitë e qytetarëve pas masakrës në një kompani transporti në rrugën Artemisiou në Athinë, ku një person qëlloi disa herë duke vrarë tre persona dhe më pas veten. 

13:54
“Romeo po përdor çdo lloj karte…”/ Graciano-Rozës: Me ikjen e Elvisit i pritet krahu i djathtë

Nominimi që bëri Graciano vijon të diskutohet në shtëpinë e Big Brother VIP.

13:39
Finalja e SuperBowl! Kansas City Chiefs mund San Franciscon dhe fiton për herë të 4-t kupën

Kansas City Chiefs është skuadra fituese e SuperBowl-it të famshëm, finalja e madhe e futbollit amerikan.

13:37
Super Bowl, Kansas dhe Mahomes në legjendë, Taylor Swift dhuron spektakël me të dashurin

“Një sukses legjendar”, kështu e përshkruan Mahomes, lojtari më i mirë i Super Bowl 58, suksesin e Kansas City Chiefs, që në Las Vegas fituan 25-22 në kohën shtesë me përmbysje ndaj San Francisco 49-ers, për të triumfuar në sfidën planetare të futbollit amerikan, pa dyshim më të ndjekurën në Shtetet e Bashkuara.

13:35
Ngec Barcelona! Granada e Uzunit i merr barazimin në “shtëpi”, Sevilla mund Atletikon

Granada për pak turpëron Barcelonën në “Montjuic”.

13:30
Ish-i i Realit firmos kontratën e re me skuadrën baske

Japonezi Takefusa Kubo nënshkroi një kontratë të re me Real Sociedadin, të hënën, me kohëzgjatje deri në vitin 2029, përpara ndeshjes së Champions League këtë javë me Paris Saint-Germain.

13:29
“Ai më ka kërcënuar”/ Graciano debaton me Heidin, ndërhyn Romeo: O mashtrues

Kutia e Pandorës, që u hap nga Graciano dhe çoi në nominim Romeon, Heidin dhe Lisin, ka ndezur tensionet mes tyre.

13:29
Mitsotakis i shpreh mbështetjen Vuçiç: Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar

‘Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar’ ka deklaruar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një konferencë të përbashkët me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë vizitës së tij në Beograd.

13:29
“Bën takime me 5 vetë, fut dhe foton e Ismail Qemalit dhe e raporton sikur ishin 15”, cili është deputeti i PS që Rama e ironizoi gjatë Asamblesë

Krahas llogaridhënies rigoroze Asambleja Socialiste prodhoi edhe batuta ku protagonist ishte kryesocialisti Edi Rama.

13:21
Albin ​Kurti i vendosur: Nuk tërhiqemi nga vendimi për dinarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga vendimi që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa në Kosovë, por tha se po respekton kërkesat e faktorit ndërkombëtar për këtë çështje.

13:19
Atletico e bën zyrtare: Ka dëmtuar ligamentin dhe mungon ndaj Interit

Atletico Madrid ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me dëmtimin e sulmuesit Alvaro Morata, gjatë sfidës ndaj Sevillas, në “Ramon Sanchez Pizjuan”.

12:58
VIDEO/ E pazakontë! Futbollisti goditet nga rrufeja gjatë ndeshjes së futbollit, vdes në spital

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indonezi, ku një futbollist ka humbur tragjikisht jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes.

12:53
Fotot/ Katër të vdekur nga sulmi me armë në Athinë! Mes viktimave edhe motra e Presidentit të firmës

Të tjera detaje nga incidenti në Athinë, ku një 70-vjeçar ka sulmuar një kompani detare në Athinë dhe pas rrethimit nga Policia, ka kryer vetëvrasje.

12:51
Me pranga në duar, momenti i arrestimit të personazhit të famshëm në TikTok, i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e 27-vjeçares

Me pranga në duar, momenti i arrestimit të personazhit të famshëm në TikTok, i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e 27-vjeçares

12:41
Protestë në Athinë! Kundër pr/ligjit të martesave homoseksuale që shkon në parlament

Pas një mitingu të ngjashëm në 21 janar, qindra protestues u mblodhën përsëri pasditen e së dielës në qendër të Athinës për të protestuar ndaj projektligjit që qeveria greke do të sjellë në parlament këtë javë për legalizimin e martesave të personave të të njëjtit seks si dhe birësimin e fëmijëve prej tyre.

12:40
“Nuk ka dashuri të vërtetë”, u hodh nga kati i katërt i ndërtesës, çfarë postonte në rrjete sociale 27-vjeçarja

27-vjeçarja që i dha fund jetës dy ditë më parë duke u vetëhedhur nga kati i katërt i një ndërtese ishte aktive në rrjete sociale.

12:36
“Pushtimi” i Europës nga Ukraina: 10 milionë refugjatë nëse vendi shpërbëhet!

Nëse Ukraina do të shpërbëhej si shtet, Europa do të rrezikonte përballjen me një valë të madhe emigrantësh, paralajmërojnë qarqe të sigurisë në Gjermani.

12:34
“Mbesa punonte tek shtëpia e të arrestuarit”/ Tezja e të resë që u vetëhodh nga pallati: Shkoi dy-tre ditë, pastaj e la

Tezja e 27-vjeçares që i dha fund jetës, duke u hedhur nga pallati ku jetonte, deklaroi se mbesa e saj ka punuar për dy ose tre ditë në shtëpinë e 39-vjeçarit Altin Çoku.

12:31
Izraeli shpëton dy pengje, vriten 67 vetë në Gaza gjatë operacionit!

Në një lëvizje më rëndësi të madhe simbolike, forcat izraelitë arritën të shpëtojnë dy pengje gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e para të ditës, duke ushqyer kështu shpresën për më shumë se 100 personat që ende mbeten në duart e Hamasit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

12:28
Trump përsërit “kërcënimin” për NATO-n: Nuk i mbrojmë ata që nuk paguajnë!

Donald Trump nuk është tërhequr nga linja që ndodhi kundrejt partnerëve të NATO-së në kohën kur ishte ne krye të Shtëpisë së Bardhë.

12:28
Emri/ Sherr me thika te Komuna e Parisit, një i plagosur, po i nënshtrohet operacionit tek Trauma

Një sherr me thika ka ndodhur mesditën e sotme në zonën Komuna e Parisit, në kryeqytet.

12:24
Shtrohet në spital Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: E kishte mbajtur sëmundjen të fshehtë!

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është shtruar në spital për një problem urgjent, teksa përballet me kancerin e prostatës.

12:22
Protestë për dinarin në Kosovë/ Serbët e veriut protestojnë kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës

Serbët e veriut po protestojnë kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin.

12:16
Ekskluzive! “Më kërkoi t’i pastroja paratë e tre call centerave në Tiranë”, detaje nga gjyqi me dyer të mbyllura ndaj 37-vjeçarit

I arrestuari Lorin Xhelilaj doli para Gjykatës së Tiranës si i dyshuar për mashtrim me pasoja të rënda.

11:59
“Nuk ishte në proces divorci”/ Flet daja i 27-vjeçares që i dha fund jetës: Më tha do kthehem në Kosovë sërish

Einxhell Selmani, daja i 27-vjeçares që i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati ku jetonte, deklaroi se prej një muaji viktima jetonte në Kamëz.

11:51
Ekskluzive/ “Njoh ministra dhe merrem me tregti armësh”, zbardhen detaje nga gjyqi i 37-vjeçarit, i premtoi një personi pasaportë bullgare dhe aksione në një kompani

I arrestuari Lorin Xhelilaj doli para Gjykatës së Tiranës si i dyshuar për mashtrim me pasoja të rënda.

11:44
Zjarr në një ndërtesë në Ferizaj, 10 persona të plagosur

Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar pas shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë kolektive në Ferizaj.

11:43
“Vëllai im u vesh me fustan”/ Juli tregon sekretin e jetës: Kemi ikur në Gjermani me pasaportë fallso

Banorëve të Big Brother VIP iu dha sfidë nga Vëllai i Madh, ku ata duhet të gjenin sekretet e njëri-tjetrit.

11:33
“Po të futesha në Big Brother VIP, do fitoja”/ Plas sherri mes Spartak Ngjelës, Anaidit dhe Monikës: Ju do të më mësoni mua izolimin?!

Avokati Spartak Ngjela në një dalje televizive të kryer pak ditë më parë ka deklaruar se nëse do të bëhej pjesë e formatit Big Brother VIP, do ta fitonte.

11:26
Aksidenti kokë më kokë në Memaliaj la të vdekur një grua, arrestohet shoferi i mjetit tjetër

Shoferi i njërit prej mjeteve, që u përplasën kokë më kokë ditën e djeshme në aksin rrugor Memaliaj-Krahës, është arrestuar.

11:26
I kërkuan 30.000 lekë klinikës për të mos i vendosur gjobë, SPAK çon në gjyq dosjen ndaj 3 inspektorëve të Mjedisit (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në Gjykatën e Posaçme çështjen ndaj tre inspektorëve të Mjedisit që kërkuan 30.000 lekë klinikës për të mos i vendosur gjobë,

11:19
Katër viktima nga masakra në Athinë, 70-vjeçari qëlloi në drejtim të punonjësve pasi u pushua nga puna

Tre punonjës dhe vetë autori mbetën të vdekur nga masakra në një kompani detare në Athinë.

11:09
“Nuk e kisha studiuar ende projektin”/ Historia e inxhinjerit Hektor Petromilo me Mehmet Shehun: Më ra tavani në kokë

Inxhinieri Hektor Petromilo i ftuar në “E Diell” tregoi për takimin e parë që ka pasur me kryeministrin Mehmet Shehu, që shërbeu në Shqipëri në vitet ’51-’81.

11:07
Sulmi në Athinë/ Ekzekutoi me armë një prej punonjësve të kompanisë, plagosi dy të tjerë, vret veten autori 70-vjeçar

Autori 70-vjeçar i sulmit në një prej kompanive detare në Athinë ka kryer vetëvrasje, pasi kuptoi se ishte rrethuar nga policia.

11:01
Teknik i Kuq

Nga Edison Ypi

10:55
I lejoi burrit të bashkëjetonte paralelisht me një grua, por ai e tradhtoi me të dashur tjetër më të re! Detektivja private tregon rastin më të çuditshëm të investigimit: Kishte hallin e pasurisë…

Dedektivja private Shkënda Lili, e cila merret me investigimin e tradhëtive në çift, ka rrëfyer rastin më të çuditshëm që ka trajtuar.

10:54
27-vjeçarja i dha fund jetës pasi i shpërndanë në TikTok pamjet intime, la pas vajzën 2 vjeç! Publikohet fotoja

Një 27-vjeçare i dha fund jetës të shtunën pasi iu shpërnda në rrjete sociale një fotot intime.

10:51
Mblidhet Grupi Parlamentar i PS/ Çuçi: Dilni në terren sipas zonave, konsiderojeni si periudhë fushate

Bledi Çuçi mblodhi sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend.

10:43
Fier/ Nëna dhe vëllai dhunojnë 15-vjeçaren! Pajiset me urdhër mbrojtjeje e mitura

Një rast dhune në familje është raportuar në Fier, ku nëna dhe vëllai kanë dhunuar 15-vjeçaren.

10:29
Reshjet e dëborës në zonat e thella të veriut, si paraqitet situata në akset rrugore

Reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë mbrëmjes në zonat e thella të veriut.

10:20
Momente tmerri! Sulm me armë në një kompani detare në Athinë/ Autori nuk pranon të dorëzohet, një viktimë, dy të plagosur

Sulm me armë në një kompani detare në Glifadha të Athinës.

10:19
Zhaklin Lekatari “përballet” me Luizin, habit me komentin për Efin: Nuk e di, nuk e njoh kush është! Më duket si Dhurata Dora…

Gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari ka qenë e ftuar në episodin e radhës të “Mos i bjer me Top”, në “E Diell” me Ronaldo Sharkën.

10:15
Atentati në Kurbin/ Detaje të reja, gjendet një makinë e djegur në Fushë-Milot, dyshohet e autorëve! Zbardhet itinerari i autorëve

Detaje te reja kanë dalë në dritë dalin për atentatin e ndodhur të shtunën në Kurbin.

10:10
Sherr për motive të dobëta! 62-vjeçari kërcënoi me armë bashkëfshatarin, vihet në pranga

Një 62-vjeçar është vënë në pranga, pasi kërcënoi me armë gjahu bashkëfshatarin.

09:54
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, vihet në pranga shoferi! Nën hetim një tjetër person, humbi kontrollin e automjetit

Një 38-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër, pasi rezultoi se ishte i dehur.

09:39
Detaje nga vetëvrasja e 27-vjeçares në Kamëz/ Viktima ishte e martuar në Kosovë, me autorin u takua në hotel

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vetëvrasja e 27 vjeçares një ditë më parë ne Kamëz.