Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit për situatën epidemiologjike në vend të Covid-19.
Sërish është shënuar një numër i lartë infektimesh, pas 4.729 testimeve të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid 1.207 qytetarë, ku numrin më të lartë e mban kryeqyteti me 552 të infektuar.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Një qytetar nga Belshi 74 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Tirana 87 vjeç.
Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 123 pacientë, 17 prej të cilëve janë në gjendje të rënduar.
Ndërkaq, në të gjithë vendin janë 13,340 pacientë aktivë me COVID19, teksa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 147 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,114 që nga fillimi i epidemisë.
Janë kryer 4,729 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,207 qytetarë, në këto bashki: 552 në Tiranë, 63 në Durrës, 56 në Gjirokastër, 51 në Fier, 48 në Elbasan, 45 në Shkodër, 38 në Vlorë, 30 në Lushnje, 28 në Kamëz, 22 në Berat, 17 në Kavajë, 16 në Sarandë, 14 në Vorë, 13 në Divjakë, 12 në Lezhë, Shijak, Gramsh, Librazh, 11 në Kurbin, Korçë, 10 në Krujë, Patos, Përmet, Devoll, 8 në Tropojë, 7 në Skrapar, 6 në Dibër, Mat, 5 në Himarë, Belsh, Peqin, 4 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Rrogozhinë, Mallakastër, Konispil, Tepelenë, Prrenjas, 3 në Mirditë, Libohovë, Memaliaj, Pogradec, Poliçan, 2 në Pukë, Kukës, Rroskovec, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, 1 në Fushë-Arrëz, Has, Bulqizë, Maliq, Kolonjë, Dimal, Cërrik.
Statistika (09 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1,207
Të shëruar në 24 orë 147
Të shtruar në spitale 123
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4,729
Testime totale 1,529,669
Raste pozitive 219,694
Raste të shëruara 203,114
Raste Aktive 13,340
Humbje jete 3,240
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6,531
Fier 1,201
Durrës 1076
Elbasan 936
Vlorë 809
Shkodër 805
Gjirokastër 528
Berat 437
Lezhë 389
Korçë 333
Dibër 185
Kukës 110
Top Channel