“Shteti i ka duart me gjak”/ Protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkohen dorëheqjet e dy ministrave
Mali i Zi kërkon hetim për lidhjet e mediave vendase me kompani serbe, mes dyshimeve për ndikim politik nga Beogradi.
Lëvizja Evropa Tani (PES), partia e kryeministrit Milojko Spajiç, i ka kërkuar Parlamentit të hetojë marrëdhëniet financiare, pronësore dhe tregtare mes televizioneve kombëtare dhe kompanive serbe M-tel, Alta Bank dhe Alta Pay Group, si dhe nëse këto lidhje janë përdorur për të ndikuar në raportimin mediatik dhe opinionin publik.
Spajiç ka ngritur dyshime për ndërhyrje të mundshme nga Serbia, duke argumentuar se zhvillimet e fundit konfirmojnë seriozitetin e informacioneve që, sipas tij, disponojnë shërbimet malazeze dhe ato partnere të sigurisë.
Kërkesa synon të verifikojë nëse këto kompani kanë përdorur marrëdhëniet me mediat vendase për të ndikuar në raportimin televiziv, opinionin publik dhe zhvillimet politike në Mal të Zi.
“Zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon konfirmojnë seriozitetin dhe cilësinë e informacioneve që kanë shërbimet tona dhe ato partnere të sigurisë, për të cilat paralajmërova në fund të gushtit”, shkroi Spajiç të dielën në rrjetin social X.
Kryeministri u bëri thirrje institucioneve të zbulojnë se kush ka mbrojtur interesat e Malit të Zi dhe kush, sipas tij, është mbështetur te qendrat e pushtetit në vende të tjera, duke përdorur mjete të paligjshme për të kërcënuar stabilitetin e vendit dhe për të penguar integrimin europian.
Në kërkesën e PES përfshihet hetimi i marrëdhënieve të pronësisë, financiare dhe tregtare mes televizioneve kombëtare dhe kompanive M-tel, Alta Bank dhe Alta Pay Group. M-tel operon në Mal të Zi që prej vitit 2007 dhe ofron shërbime telefonie, interneti dhe televizioni.
Kompania është pjesë e Telekom Srbija, ku shteti serb zotëron 58.11% të aksioneve. Ndërkohë, grupi Alta është i lidhur me biznesmenin serb Davor Macura, të cilit më 14 tetor iu ndalua hyrja në Mal të Zi, pasi mbërriti në aeroportin e Podgoricës.
Një tjetër zhvillim që ka shtuar vëmendjen ndaj këtij grupi është vendimi i Bankës Kombëtare të Serbisë më 30 tetor për t’i hequr licencën Alta Bank, për shkak të përkeqësimit të gjendjes financiare dhe rrezikut për likuiditetin.
Administrimi i bankës iu kalua Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Banka Qendrore e Malit të Zi sqaroi se Alta Bank nuk ka licencë për të ushtruar aktivitet bankar në vend dhe se vendimi i marrë në Serbi nuk përbën rrezik për sistemin bankar malazez. Në Podgoricë operon Alta Pay Group, e licencuar që prej janarit 2024 për shërbime pagesash dhe transferta parash. Autoritetet po verifikojnë nëse kompania vazhdon të përmbushë kërkesat ligjore.
Dyshimet e Spajiçit për ndërhyrje të huaj datojnë që më 27 gusht, kur ai paralajmëroi për një operacion të mundshëm të koordinuar kundër Malit të Zi. Sipas tij, në të mund të përfshiheshin zyrtarë nga të paktën dy vende të rajonit, si dhe aktorë politikë e mediatikë brenda vendit, me synimin për të destabilizuar shtetin dhe për të penguar anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Aktuelni procesi u zemlji i regionu potvrđuju ozbiljnost i kvalitet informacija kojima raspolažu naše i partnerske bezbjednosne službe, a na koje sam upozoravao još krajem avgusta.
Očekujem da u narednom periodu, uz puni angažman svih aktera koji iskreno vjeruju u evropsku budućnost Crne Gore, kroz institucionalno djelovanje i na osnovu činjenica, građanima i našim evropskim partnerima pokažemo ko je zaista branio državne interese, a ko je, oslanjajući se na neformalne centre moći iz drugih država i koristeći nedozvoljene mehanizme, sistemski pokušavao da ugrozi našu stabilnost i zaustavi naš EU put.
28 by 28 🇲🇪🇪🇺
— Milojko Spajić (@MickeySpajic) November 1, 2026
Top Channel