Fitorja e Paris Saint Germainit ndaj Barcelonës u errësua për shkak të dëmtimeve të 3 prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës pariziene, Ousmane Dembele, Marquinhos dhe Kvaratskhelia, të cilët e braktisën përpara kohe fushën e lojës.

Ai që shqetësoi më shumë stafin e kampionëve në fuqi të Evropës, është pikërisht gjeorgjiani. Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, testet e para të kryera nga futbollisti nuk qetësonin me Kvaratskhelia  që këtë të mërkurë kreu ekzaminime të tjera për të patur një diagnozë përfundimtare.

Dhe në fakt, testet e kryera evidentuan një dëmtim të ligamenteve të gjurit të djathtë dhe në orët në vazhdim ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale që do të thotë se për gjeorgjianin mbyllet sezoni..

Imazhet e sulmuesit që largohej nga fusha e lojës pa e mbështetur këmbën në tokë ishin shumë domëthënëse me futbollistin që u dëmtua pas një dueli normal në fushën e lojës me Xavi Espart.

Top Channel