Tensionet në protestën e sotme në Tiranë vijojnë, ndërsa protestuesit u kanë vënë flakën automjeteve të punës, tip kamionçine, të Bashkisë së Tiranës.

Ngjarja vjen pas përshkallëzimit të protestës, e cila gjatë orëve të fundit është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, hedhje fishekzjarrësh dhe përdorim të gazit lotsjellës nga efektivët.

Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet vijojnë.

Top Channel