“Policia ka kontaktuar Europolin”/ Videot intime në rrjet, gazetari Harlicaj në Top Story: Viktimat po trajtohen me qetësues, të përfshirë edhe biznesmenë
Kryeministri Edi Rama priti katër ditë për t’iu dhënë përgjigje të gjithë kundërshtarëve të tij politikë në Tiranë, që deklaruan se nuk e kishte takuar Presidentin amerikan, Donald Trump, dhe liderë të tjerë të nivelit të lartë, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fundjavën që lamë pas.
Gjatë vizitës në SHBA, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kreu i qeverisë, Edi Rama, dhe bashkëshortja e tij, zonja Linda Rama, kanë zhvilluar një takim me kreun e Shtëpisë së Bardhë, me të cilin kanë shkrepur edhe një foto. Në foton e publikuar mbrëmjen e të enjtes, kryeministri Rama nuk i kursen ironitë për ata që hodhën dyshime për takimin.
“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA. Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prapë si kokrrat e kandarit”.
Kryeministri Edi Rama ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një vizitë disaditore, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjatë vizitës, kryeministri Rama zhvilloi edhe disa takime me komunitetin shqiptar në shtete të ndryshme të SHBA-ve. Takimi i Ramës me Trump vjen në një kohë kur opozita ka ngritur pretendime për një ftohje të raporteve mes kryeministrit me administratën amerikane.

Top Channel