Roberto Mancini nis aventurën e dytë te Italia, debutimi në etapën e parë filloi nga nja gol i Mario Balotellit

24/09/2026 18:47

Ditën e premte Roberto Mancini nis etapën e tij të dytë në pankinën e Italisë, por si ka qenë debutimi i tij në epokën e parë të tij me Të Kaltrit. Gjithçka nisi përpara 8 vitesh kur Italia e asaj kohe zhvilloi ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit nga Jesi që ishte një sfisë miqësore.

Ndërsa në aspektin fizik është normale që ka ndryshime te Mancini. Por në dy aspekte ai ka qëndruar i njëjti; stili i lojës me të cilën paraqitet në pankinë dhe skema. Që nga 2018 në 2026, skema me të cilën ai do të nisë lojën duket se do të jetë e njëjta; 4-3-3. Kanë kaluar 3042 ditë që nga debutimi i Mancinit në pankinën e Kombëtares Italiane dhe ishte një ndeshje miqësore që në mënyrën e tij ishte paralajmëruese. Në San Gallo luhej një miqësore përgatitore për Botërorin 2018 me Arabinë Saudite me ndryshimin se kjo e fundit do të merrte pjesë në Botërorin e Rusisë, kurse Italia jo. Rezultati i asaj sfide i dhuroi buzëqeshjen e parë trajnerit të Të Kaltërve. Ishte një fitore me rezultatin 2-1 dhe goli i parë u shënua nga ai që kishte një raport dashuri-urrejtje me Mancinin.

Në minutën e 21, një gjuajtje me të djathtën e Mario Balotellit shënoi golin e parë të Italisë me Mancinin në stol. Në pjesën e dytë, u dyfishua rezultati nga Belotti që zëvendësoi pikërisht Balotellin, ndërkohë që tabelën e shënuesve e plotësoi Al Shehri që shkurtoi diferencën e golave.

Skema e lojës ishte ajo me të cilën Italia aktuale pritet të nisë edicionin e ri të Nations League mbrëmjen e së premtes. Por futbollistët kanë ndryshuar thuajse të gjithë. I vetmi që ka qenë i pranishëm edhe në atë ndeshje është pikërisht kapiteni Donnarumma.

Në sfidën e 28 majit të 2018, Donarumma kishte përpara Bonuccin e Romagnolin me Zappacosta si mbrojtës të djathtë dhe Criscito në të majtë. Jorginho ishte ende gjeometri i skuadrës dhe përkrah tij ishin Florenzi e Lorenzo Pellegrini, ndërsa në repartin e avancuar ishte treshja e formuar nga Politano, Balotelli e Insigne. Duke parë futbollistët e grumbulluar, gjenden dy koincidenca në krahasim me situatën aktuale. Bashkë me Donarummën, në të dy listat figuron emri i Rolando Mandragora, atëherë pjesë e Crotones dhe tani e Torinos.

Ajo sfidë, tani thuajse pas një dekade, shihet si një ironi e fatit. Kjo sepse 5 vjet më vonë, Mancini u tundua nga ofertat marramendëse të sauditëve dhe u largua nga stoli i Italisë në mesin e gushtit 2023 dhe këtë vit palët u pajtuan. Dhe tani ashtu si në 2018, trajnerit nga Jesi do t’i duhet të ringjallë kombëtaren italiane, do të tentojë që këtë të premte me sfidën ndaj Belgjikës.

Top Channel