Autodromi i Mugellos në Firenze do të presë Çmimin e Madh të Italisë në Botërorin e MotoGP për 5 vitet e ardhshme.

Drejtuesit e pistës kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me drejtuesit e grupit dhe ky lajm u komunikua si nga MotoGP Sports Entertainment Group dhe Mugello Circuit. Ditën e premte do të publikohet kalendari i kampionatit të 2027 dhe me këtë rast do të zyrtarizohet edhe data e garës në tokën italiane.

‘Mugello është më shumë se një pistë që pret një Çmim të Madh. Është një nga shtëpitë e MotoGP, ku pasioni i tifozëve italianë dhe historia e sportit tonë krijojnë një atmosferë unike-deklaroi shefi i MotoGp, Carmelo Ezpeleta-kjo ndalesë mbetet një nga eventet më speciale të kalendarit dhe jemi krenarë që ia siguruam vendin në të ardhmen e MotoGP.

Shumë i kënaqur me këtë rinovim të kontratës është shfaqur edhe Shefi Ezkekutiv i Mugello Circuit, Paolo Poli.

‘Rinovimi i kontratës që do të na shohë të presim Çmimin e Madh të Italisë në MotoGP deri në 2031, tregon edhe njëherë impenjimin tonë, së bashku me Ferrarin, për të ardhmen e Mugello Circuit-tha Poli-kjo marrëveshje vendos baza solide për të qëndruar një pikë referimi në skenën ndërkombëtare dhe një prej ndalesave kryesore në kalendarin e MotoGP për të apasionuarit  e të gjithë botës. Në 2025 festuam 50 vjetorin e garës së parë motoçiklistike të zhvilluar në pistën toskane. Me këtë rinovim, kjo histori vazhdon duke hapur një kapitull të ri për Mugellon, Toskanën, Italinë dhe MotoGP’.

Top Channel