VIDEO/ Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës pranë mbikalimit të Rinasit. “Benz”-i përmbyset në rrugë, bllokohet trafiku

02/09/2026 22:06

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës pranë mbikalimit të Rinasit.

Tre automjete janë përfshirë në aksident, njëra prej të cilave një mjet tip “Benz” është përmbysur në rrugë.

Mes makinave të aksidentuara është edhe një Lamborghini me targa zvicerane.

Në vendngjarje mbërritëm policia dhe ambulanca, teksa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Raportohet se aksidenti bllokoi përkohësisht trafikun.

Top Channel