Flakët përfshijnë zonën pyjore në Kllëz të Gjirokastrës, zjarrfikësit ndërhyjnë në kohë dhe shuajnë zjarrin para përhapjes
02/09/2026 17:04
Një zjarr është shënuar pasditen e sotme në hyrje të fshatit Kllëz, në Njësinë Administrative Lunxhëri.
Njoftimi për flakët është marrë rreth orës 16:05, ndërsa menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur grupi i patrullimit që ndodhej në zonë dhe shërbimi zjarrfikës nga stacioni.
Në mbërritje, u konstatua se zjarri kishte përfshirë barishte dhe shkurre. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në territorin përreth.
Një grup i shërbimit zjarrfikës do të vijojë monitorimin e zonës për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi. Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Top Channel