VIDEO/ Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës pranë mbikalimit të Rinasit. “Benz”-i përmbyset në rrugë, bllokohet trafiku
Në vendin tonë janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje dhe 3 janë shuar plotësisht.
Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 183 forca operacionale dhe 21 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 80 forca ushtarake dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.
Vatrat aktive kryesore janë në Dajt–Qafë Priskë, ku situata vijon problematike por pa rrezik për zonat e banuara; në Vajkal, Bulqizë, ku zjarri ka përshkuar mbi 13 ha dhe po punohet me angazhim të konsiderueshëm forcash; në Lundre, Mat, ku janë përshkuar/djegur rreth 90–100 ha pyll dhe operacioni është mbështetur edhe nga 1 helikopter i FA; si dhe në Mallunxë, Mat, ku po punohet për shuarjen e zjarrit në pyll.
Ndërkohë, vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq dhe malin e Qukësit janë nën mbikëqyrje.
Në Iballë, Fushë-Arrëz, për shkak të terrenit shumë të thyer dhe të paaksesueshëm, është angazhuar edhe 1 helikopter i FA dhe situata është në mbikëqyrje.
Zjarret në Podgorc, Psar dhe Therepel–Skrapar janë shuar plotësisht; në Therepel zjarri kishte rrezikuar tubacionin e gazsjellësit TAP.
Top Channel