Veliaj ushtron detyrën nga paraburgimi, miraton fondet për çerdhet e pagat. Firmos edhe tre dorëheqjet në bashki
01/09/2026 17:08
Kryetari në i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka miratuar sot vendimet e para nga IEVP Durrës, ku ndodhet në paraburgim prej 19 muajsh.
Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka pranuar dorëheqjet e zëvendëskryetares Anuela Ristani, Sekretarit të Përgjithshëm Eldi Hoxha dhe shefes së Kabinetit, Blerina Beshku.
Po ashtu kryebashkiaku ka firmosur të gjitha listë-pagesat dhe ka miratuar shtesë fondesh për çerdhet e kopshtet në kryeqytet.
Një tjetër vendimmarrje e miratuar prej tij lidhet me transportin publik. Bashkia e Tiranës thotë se kryetari ka miratuar fondet për vijimin e aboneve falas të transportit publik për pensionistët e Tiranës.
Top Channel