Veliaj ushtron detyrën nga paraburgimi, miraton fondet për çerdhet e pagat. Firmos edhe tre dorëheqjet në bashki
Vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë pyjet pranë fshatrave Madhesh dhe Lundre, në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj, flakët po përhapen me shpejtësi dhe janë afruar pranë banesave, duke rritur rrezikun për disa familje që jetojnë në zonë. Për shkak të situatës së krijuar, pritet edhe evakuimi i disa familjeve nga zonat e rrezikuara.
Forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja po koordinohet si nga toka, ashtu edhe nga ajri.
Situata mbetet problematike, ndërsa përparimi i zjarrit dhe afërsia me banesat kanë shtuar shqetësimin për banorët e zonës.
Autoritetet vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesave.
Top Channel