Po priste dru në pyll, por u godit aksidentalisht nga pema, plagoset një person në Shkodër

28/08/2026 13:23
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në fshatin Shosh të Shkodrës, ku një person është plagosur pasi është goditur nga një pemë teksa po priste dhe mblidhte dru në një zonë pyjore.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi me iniciale T. Z. është goditur aksidentalisht nga pema.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota dhe dinamikën e aksidentit.

Sot, në fshatin Shosh, në një zonë pyjore, dyshohet se shtetasi T. Z., teksa po priste/mblidhte dru, është goditur aksidentalisht nga një pemë.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel