Milan dhe Galatasaray zyrtarizojnë transferimin e Rafel Leaos, publikohen shifrat e operacionit

30/08/2026 13:17

Rafael Leao pas 7 vitesh në Serie A me Milanin do të nisë një aventurë të re, atë në kampionatin turk të futbollit.

Galatasaray përmes një komunikate për shtyp zyrtarizoi transferimin e portugezit në Stamboll duke publikuar edhe detajet financiare të këtij operacioni.

‘Përsa i përket Rafael Alexandre Da Conceiçao Leao, është arritur një marrëveshje me klubin e futbollistit, Milanin. Në këtë kuadër, Milanit do t’i pagohet një vlerë prej 38 milionë euro për kartonin e futbollistit si dhe do të ketë të drejtën e përfitimit të 20% të të ardhurave në rast të një rishitje të mundshme të lojtarit. Me Rafael Leaon është nënshkruar një kontratë 4-vjeçare  duke nisur nga sezoni 2026-27. Në bazë rë marrëveshjes, futbollisti do të ketë një pagë neto prej 10 milionë eurosh në sezon’-theksohet në komunikatën e Galatasaray. 

Klubi turk, në këtë komunikatë nuk specifikon një bonus; përsa i përket kartonit kostoja do të jetë 38 milionë euro plus 5 milionë në formën e bonuseve, ndërsa për futbollistin paga është 10 milionë vlerë fikse plus 2 milionë euro bonuse.

Edhe Milani doli me një komunikatë për shtyp teksa përshëndeti futbollistin portugez.

‘Milani bën të ditur se transferoi përfundimisht Rafael Leaon te klubi i Galatasaray. Klubi Falenderon Rafa për profesionalizmin dhe pasionin e shfaqur për fanellën kuqezi në këto 7 sezone së bashku gjatë të cilave kontribuoi në fitoren e titullit në Serie A në sezonin 2021/2022 dhe të Superkupës së Italisë në 2024. Rafael Leaos i urojmë më të mirat personale dhe sportive në këtë eksperiencë futbollistike’-shkruan Milani në komunikatën e tij

Ndërsa në rrjetet sociale, kuqezinjte e përshëndetën në këtë mënyrë Rafael Leaon: ‘Shtatë vjet së bashku dhe kaq shumë momente të paharrueshme. Faleminderit për gjithçka, Rafa!’.

Top Channel