Vizita e Berishës në Shtetet e Bashkuara, kreu i PD-së çon foltoren në Teksas, në krah edhe Fatmir Mediu

01/09/2026 10:14

Sali Berisha do të zhvillojë më 8 shtator një takim me komunitetin shqiptar në Dallas, Teksas, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Takimi është promovuar në rrjetet sociale të Berishës dhe do të zhvillohet në Lewisville, në zonën e Dallasit. Në aktivitet pritet të marrë pjesë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Takimi me shqiptarët në Teksas vjen në kuadër të vizitës së Berishës në SHBA, pas një periudhe disa vjeçare gjatë së cilës ai ka qenë subjekt i masave amerikane të ndalimit të hyrjes në territorin amerikan.

Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili në vitin 2021 njoftoi se ish-kryeministri shqiptar ishte përcaktuar si i papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë aktivitetit në Dallas, Berisha dhe Mediu pritet të zhvillojnë një takim me anëtarë të komunitetit shqiptar në zonën e Teksasit.

Aktiviteti është prezantuar nga organizatorët në kuadër të takimeve të Berishës me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel