Dua Lipa festoi 31-vjetorin e saj të shtunën, më 22 gusht, dhe ndau me ndjekësit disa nga momentet e fundjavës së saj të veçantë, duke shprehur mirënjohjen për të gjitha urimet që mori.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare publikoi në Instagram një seri fotosh nga festimet, ku shfaqet krah bashkëshortit të saj, Calum Turner. Në disa prej fotove, aktori britanik e puth në faqe, ndërsa në të tjera e mban në krahë gjatë një shëtitjeje në natyrë.

Çifti ka ndarë gjithashtu momente nga mbrëmja e ditëlindjes, ndërsa Dua Lipa u tregoi fansave edhe ëmbëlsirat që kishte përgatitur vetë për këtë rast.

Në përshkrimin e postimit, këngëtarja falënderoi të gjithë ata që e uruan dhe shprehu entuziazmin për vitin e ri të jetës së saj.


“Fundjava e ditëlindjes. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe urimet!!! Jam gati për raundin tim të radhës rreth diellit… duke u bërë gjithnjë e më e mirë!”, shkroi Dua Lipa.

Top Channel