Thellohet bilanci nga aksidenti në Durrës, shkon në katër numri i të vdekurve. Ndërron jetë te “Trauma” 16-vjeçari
23/08/2026 10:27
Humb jetën në spitalin e Traumës 16-vjeçari, Klevis Dervishi, i cili u plagos rëndë në aksidentin e Manëz ku humbën jetën edhe 3 persona të tjerë.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, Kleo Vrioni, drejtuesi i automjetit, dhe shtetasja italiane Sara Brugentelli, 26 vjeçe, ishin martuar vetëm pak ditë më parë.
Çifti ndodhej në automjetin tip BMW kur dyshohet se Vrioni humbi kontrollin dhe u përplas me një strukturë betoni. Përplasja rezultoi fatale për të dy, ndërsa jetën humbi edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.
Në aksident mbeti i plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 25 vjeç.
Top Channel