SHBA do të rrisë në 50% tarifat për automjetet dhe çelikun kanadez, Trump: Nuk kemi nevojë për Kanadanë, nuk do ta trajtojmë më si shtet
Donald dhe Melania Trump u shfaqën së bashku në ‘Freedom 250 IndyCar Grand Prix’, një aktivitet garash me makinë në Uashington, më 23 gusht, ku një video e shkurtër ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.
Në pamjet, çifti duket se zhvillon një bisedë të tensionuar. Melania shihet duke iu afruar Donald Trumpit dhe duke i thënë diçka, ndërsa presidenti amerikan e dëgjon. Më pas, ajo vijon bisedën dhe në një moment ngre dy gishta.
Any lip-readers out there can tell me what’s the conversation going on here between Donald Trump and Melania Trump? pic.twitter.com/V30SkZCBEo
— Lucas Sanders 👊🏽🔥🇺🇸 (@LucasSa56947288) August 23, 2026
Një lexues profesionist i buzëve, Jeremy Freeman, pretendon se ka deshifruar një pjesë të bisedës. Sipas interpretimit të tij, Melania dyshohet se ka thënë:
“Ky është problemi, njerëzit reagojnë.”
Trump, sipas të njëjtit interpretim, i është përgjigjur:
“Ne do ta ndalojmë.”
Më pas, Melania dyshohet se e ka pyetur: “Do ta bësh?”, ndërsa më vonë thuhet se ka thënë: “Ndodhi dy herë.” Trump është përgjigjur: “E di.”
Në fund, sipas leximit të buzëve, Melania ka thënë: “Nuk mund ta duroj më.”
Megjithatë, këto janë interpretime të një lexuesi të buzëve dhe jo një transkriptim i konfirmuar i bisedës. Videoja ka nxitur reagime dhe spekulime të shumta në rrjetet sociale, me përdorues që kanë diskutuar për natyrën e bisedës mes çiftit.
Top Channel