As Suzuki e as Emiliano Martinez, Juventus arrin akordin me Vicarion, pranë marrëveshjes dhe me Tottenham
Reali i Madridit e mbylli fazën përgatitore të tij me ndeshjen miqësore ndaj Schalke 04 në Gjermani, një ndeshje të cilën Los Blancos me Jose Mourinho në pankinë e fituan me rezultatin e pastër 3-0.
Reali i Madridit ashtu sikurse edhe Barcelona nuk i zhvilluan ndeshjet e tyre të javës së parë në La Liga pasi ato u shtynë për shkak të pjesëmarrjes së futbollistëve të tyre në Botërorin 2026.
Sfida nisi në mënyrë perfekte për Realin e Madridit që e gjetin golin e avantazhit që në minutën e 6 pikërisht me Kylian Mbappe që dukej se ishte në një formë të shkëlqyer pavarësisht pushimeve të zgjatura.
Më pas ai që gjeti rrugën e rrjetës për Realin e Madridit ishte Huijsen që e çoi rezultatin në 2-0, ndërkohë që la gjurmën e tij edhe futbollisti i akademisë së Los Blancos, Espi që shënoi golin e tretë për skuadrën merenges e cila e mbylli këtë ndeshje me rezultatin 3-0.
Top Channel