E kryer/ Joao Cancelo zgjidh kontratën me Al Hilal dhe do të shkojë te Barcelona si futbollist i lirë
Armando Broja rikthehet më në fund në fushat e lojës. Sulmuesi kombëtares shqiptare është pjese e Burnley në Championship që këtë fundjavë ngriti siparin e tij.
Në javën e parë të kampionatit, Burnley u përball me West Ham një sfidë që u mbyll me barazimin 2-2.
Futbollisti kuqezi u aktivizua në këtë ndeshje si zëvendësues dhe hyri në fushën e lojës në minutën e 76 me rezultatin 2-0 në favor të West Ham duke pasur rolin e tij në këtë barazim të skuadrës së tij. Burnley i rihapi llogaritë e ndeshjes me një penallti që erdhi pikërisht nga një pasim i Brojës, me Fleming që e ekzekutoi saktë për të çuar rezultatin në 2-1.
Në minutat shtesë erdhi edhe goli i dytë që fiksoi përfundimisht barazimin 2-2, një rezultat ky i çmuar për skuadrën e sulmuesit kuqezi që duket se mund të ketë minuta aktivizimi me trajnerin e ri.
Video e penalltisë së Burnley
Top Channel