Barcelona dhuron spektakël në miqësoren me Baselin, sfida e parafundit e katalanasve në fazën përgatitore përpara se të bëjë debutimin në Ligën Spanjolle në sezonin e ri.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick iu imponua skuadrës helvete duke e mundur me rezultatin 5-2 në një ndeshje ku lanë gjurmët e tyre edhe blerjet e kësaj vere të kampionëve të Spanjës, Adeyemi, Abdelkarim dhe Bisiëu.

Ishte pikërisht Adeyemi ai që hapi festivalin e golave për Barcelonën në minutën e 34, një avantazh që zgjati pak minuta pasi në të 43, Baseli barazoi shifrat në 1-1 me golin e Malouda dhe  me këtë rezultat të barabartë u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi me një tjetër gol të Barcelonës dhe ai që e gjeti atë ishte Abdelkarim që ka shënuar edhe në sfidat e mëparshme të kësaj vere për Barcelonën, ndërsa në minutën e 81 i erdhi radha Yamal të lërë shenjën e tij duke ekzekutuar saktë një 11 metërsh.

Minutat e fundit i takuan pikërisht blerjes tjetër për Barcelonës, Jessie Bisiëu që në harkun e 2 minutave 89 dhe 91 shënoi një dygolësh personal për të fiksuar fitoren 5-2 të Barcelonës.

Top Channel