Familja mbretërore e Litenshtajnit merr vendimin historik, heq ligjin që ndalonte gratë të trashëgonin fronin
Një akuarel i rrallë i Pikasos, i cili u vodh nga një galeri në Milwaukee në vitin 2018, është gjetur pas 8 vitesh brenda një apartamenti të boshatisur nga pronari i saj.
Bill DeLind mendoi se vepra ishte humbur përgjithmonë kur Tim Dertz e telefonoi dhe i kërkoi të shikonte diçka që kishte gjetur ndërsa pastronte një apartament.
DeLind menjëherë e njohu akuarelin e vjedhur “Torero”, një nga 30 të njohura si të nënshkruara nga Pikaso.
“Isha i shokuar, nuk kisha fjalë. Ishte një moment tronditës për mua”, tha DeLind.
Ngjitësi nga kompania e tij, DeLind Fine Art Appraisals, ishte ende në pjesën e pasme të veprës, ashtu siç ishte vendosur në vitin 2018.
“Ishte me të vërtetë ai punim”, tha DeLind.
Departamenti i Policisë së Milwaukee tha në një email të premten se afati i parashkrimit për vjedhjen dhe krimet e pronës është përgjithësisht gjashtë vjet, por çështja mbetet nën hetim. Caroline Clancy, një zëdhënëse e FBI-së në Milwaukee, nuk pranoi të komentojë.
Vitin kur u vodh, vepra vlerësohej midis 35 mijë dhe 50 mijë dollarëve, tha DeLind. Ai vlerësoi se vlera e saj nuk ka ndryshuar shumë që atëherë, por tani, duke pasur parasysh historinë e saj, mund të jetë më afër 50 mijë dollarëve.
Vepra e artit mbetet në posedim të policisë së Milwaukee-t, ndërsa klienti që e kishte porositur atë për shitje në galerinë e tij po e zgjidh çështjen me kompaninë e tij të sigurimeve, tha DeLind.
Ish-ortaku i tij, i cili vdiq në shkurt, zbuloi se ishte i shkatërruar nga vjedhja e vitit 2018 dhe telefononte policinë çdo vit në përvjetorin e krimit, duke i kërkuar atyre ta ripublikonin atë me shpresën se vepra e Picaso-s mund të gjendej.
“Ai do të ishte shumë i lumtur për këtë. Ishte diçka e veçantë për të”, tha ai.
Top Channel