Situata me zjarret në Shqipëri/ Ende 13 vatra aktive, këto janë zonat më problematike, ndërhyrja bëhet nga toka dhe ajri Poli Boriçi është autori i atentatit të dështuar në mes të Elbasanit këtë pasdite, shënuar në një lokal.
Ky i fundit është vënë në pranga nga policia, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë, e cila fatmirësisht përfundoi pa viktima.
Shënjestër e autorit ishte Ermir Bitoci, alias Ermir Këndezi.
Njoftimi i policisë:
Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, reagimi në kohë dhe me profesionalizëm i shërbimeve të Policisë çon në pranga autorin e dyshuar.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.
Pas marrjes së njoftimit, rreth orës 13:00, se në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, një shtetas kishte tentuar të vriste me armë zjarri shtetasin E. K., 50 vjeç, shërbimet e Policisë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera në kuadër të operacionit “Reagimi”, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. B., 52 vjeç.
Njëkohësisht, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Top Channel