Shkundet sërish Indonezia, goditet nga një tjetër tërmet me magnitudë 6.8 ballë

15/08/2026 16:29

Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë ka goditur Sumatrën veriore të Indonezisë, pak orë pas tërmetit 7.7 ballësh që shkaktoi qindra viktima, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Epiqendra ishte e vendosur në Pematangsiandar, 126 kilometra nga kryeqyteti Medan në Indonezinë perëndimore. Thellësia fokale e tërmetit ishte 158 kilometra.

Numri i të vdekurve deri më tani është 40 nga tërmeti i parë me magnitudë 7.7 ballë.

Arkipelagu i gjerë indonezian është i prirur ndaj aktivitetit të shpeshtë sizmik dhe vullkanik për shkak të vendndodhjes së tij në Unazën e Zjarrit të Paqësorit.

Ndërkohë, një tërmet me magnitudë 5.8 ballë goditi brigjet veriore të Papua Guinesë së Re, tha Qendra Gjermane e Gjeoshkencave. Thellësia e tij fokale u mat në 10 kilometra.

Top Channel