U vodh në vitin 2018 në SHBA, gjendet pas 8 vitesh në një apartament të boshatisur në Milwaukee vepra e rrallë e Picasos
Një vajzë 3-vjeçare ka sfiduar “dritaren” 72-orëshe për të gjetur të mbijetuarit e tërmetit të fuqishëm në Kolumbinë perëndimore, i cili goditi më 10 gusht me një magnitudë prej 7.4 ballë.
Ekipet e shpëtimit e nxorën fëmijën gjallë, e cila kishte qenë e bllokuar nën rrënoja për më shumë se 100 orë.
Vajza e vogël u gjet në lagjen Tequendama, me shpëtimin e saj që u prit me duartrokitje dhe brohoritje.
Sipas mediave kolumbiane, fëmija u dërgua menjëherë në spital.
🚨🇨🇴A 3-year-old girl was rescued alive after more than 100 hours under the rubble from the earthquake in Colombia. pic.twitter.com/7vIlKFjzcl
— Semper Raw ™️ (@SemperRaw) August 15, 2026
Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë, më i forti në Kolumbi këtë shekull, ka lënë të paktën 294 të vdekur dhe gati 4,000 të plagosur, sipas numrit të fundit të përditësuar nga autoritetet.
Top Channel