Kolumbia vazhdon kërkimin për të mbijetuarit e tërmetit, pothuajse pesë ditë pasi tërmetit vdekjeprurës me magnitudë 7.4 që e goditi atë, duke rrafshuar zonat në perëndim të vendit.
Të paktën 294 persona kanë humbur jetën, gati 4,000 janë plagosur dhe rreth 400 janë ende të zhdukur, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë nëpër ndërtesa të shkatërruara dhe rrënoja.
Tërmeti goditi rajonin e kultivimit të kafesë në Kolumbi, duke prekur zona të tilla si Cali dhe Pereira, ndërsa gati 13,000 shtëpi u shkatërruan dhe mijëra ndërtesa të tjera u dëmtuan.
Ekipet e shpëtimit kanë tejkaluar afatin kritik prej 72 orësh, por operacionet vazhdojnë ndërsa familjet ende presin lajme për të dashurit e tyre të zhdukur.
Fatkeqësia ka krijuar gjithashtu një sfidë të madhe rindërtimi për qeverinë e sapozgjedhur të Kolumbisë.
Autoritetet kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme ekonomike dhe kanë njoftuar plane për të mbështetur familjet e zhvendosura dhe për të rindërtuar shtëpitë, shkollat dhe spitalet e dëmtuara, teksa po mbërrijnë gjithashtu ndihma ndërkombëtare.
Banka Botërore ka premtuar 200 milionë dollarë për t’iu përgjigjur katastrofës, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar 11 milionë dollarë shtesë për përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës.
Top Channel