Vizita në Europë u kthye në mungesë dy mujore, rriten spekulimet për gjendjen shëndetësore të presidentit më jetëgjatë në botë, Paul Biya
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ka gjetur golin e parë për këtë sezon me fanellën e Dinamo Zagrebit në kampionatin kroat.
Hoxha realizoi në minutën e 63-të, duke vulosur fitoren e thellë 4-0 të Dinamos ndaj Rudešit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit kroat.
27-vjeçari ishte titullar në këtë sfidë dhe, përveç golit, zhvilloi një paraqitje të mirë, duke qenë ndër lojtarët më të spikatur të takimit. Goli i Hoxhës erdhi pas atyre të Dion Drena Beljos dhe Lukas Kaçavendës, ndërsa Beljo shënoi edhe nga pika e bardhë.
GOLI I HOXHËS (VIDEO)
Ky është një sinjal pozitiv për Hoxhën, i cili synon të ketë një rol sa më të rëndësishëm te Dinamo e Zagrebit dhe të vijojë formën e mirë edhe me fanellën e Kombëtares shqiptare.
Arbër Hoxha rikthehet te goli në Kroaci, duke nisur sezonin e ri me një mesazh të qartë: sulmuesi kuqezi është gati të lërë gjurmë.
Top Channel