“Ai është kriminel lufte, vendi i tij është në Hagë”/ Zyra e Nehanyahut reagon pas deklaratës së Mamdanit: Dëmi që politika e tij po i shkakton Nju Jork-ut…

20/07/2026 08:38

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka dënuar deklaratat e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, i cili foli për mundësinë e arrestimit të Netanyahut nëse ai udhëton në qytet për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një reagim të publikuar në platformën X, zyra e Netanyahut tha se Mamdani duhet të përqendrohet te problemet e qytetit dhe jo te sulmet ndaj udhëheqësit izraelit.

“Z. Mamdani duhet të përqendrohet në riparimin e dëmit që politikat e tij po shkaktojnë në Nju Jork”, thuhej në deklaratë. Sipas zyrës së kryeministrit, kryebashkiaku i ri po përpiqet të largojë vëmendjen nga politikat e tij duke sulmuar “udhëheqësin e shtetit hebre, demokracisë së vetme në Lindjen e Mesme”.

Reagimi erdhi pas një interviste të Mamdanit për New York Times, ku ai deklaroi se “vendi i Netanyahut është në Hagë”, duke iu referuar urdhër-arrestit të lëshuar ndaj kryeministrit izraelit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN).

Mamdani tha se Netanyahu është “një kriminel lufte për të cilin është lëshuar një urdhër arresti”, ndërsa shtoi se ende nuk e kishte të qartë nëse kishte autoritet ligjor për të arrestuar një lider të huaj në Nju Jork.

“Ne do të bëjmë atë që më lejon ligji të bëj në Nju Jork”, u shpreh ai.

Top Channel