Plagosën 32-vjeçarin në Poliklinikën e Shkodrës, babë e bir lihen në “arrest shtëpie”. Shfaqin pendesë: Ndodhi në gjaknxehtësi

20/07/2026 10:44

Gjykata e Shkodrës i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpie” babë e bir, që u përfshinë në konfliktin me një të plagosur në Poliklinikën e qytetit më 16 korrik.

Seanca gjyqësore, e drejtuar nga gjyqtarja Arta Llazani, prokurori Ndriçim Halilaj dhe avokati Bruno Pepa, mori tjetër rrjedhë, pasi u rrëzua akuza e tentativës për vrasje.

18-vjeçari dhe babai i tij kanë shfaqur pendesë për konfliktin, që sipas tyre ka ardhur në gjaknxehtësi e sipër. Nga hetimet nuk është provuar që i riu ka pasur thikë gjatë konfliktit. Bazuar në provat e paraqitura dhe pendesën e shfaqur, gjykata vendosi masën “Arrest shtëpie”.

Me të njëjtën masë sigurie u la edhe Arben Kepëca, i akuzuar për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Kepëca u mbrojt nga Besmir Vukaj.

Top Channel