Sulme të përgjakshme mes Rusisë dhe Ukrainës/ Të paktën 14 viktima nga bombardimet e ndërsjella
Irani ka intensifikuar sulmet ndaj Kuvajtit, Bahreinit dhe Jordanisë, tre vende të rajonit që kanë një rol të rëndësishëm për praninë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme.
Sipas analizave të fundit, këto vende janë kthyer në objektiv të Teheranit për shkak të mbështetjes që i japin SHBA-së dhe aksesit që i ofrojnë ushtrisë amerikane për baza dhe operacione rajonale.
Bahreini strehon selinë e Flotës së Pestë të Marinës Amerikane, ndërsa Kuvajti pret baza të rëndësishme si Kampi Arifjan dhe Baza Ajrore Ali Al Salem. Për këtë arsye, Irani pretendon se sulmet e tij kanë në shënjestër objektivat ushtarake amerikane në këto vende.
Megjithatë, goditjet nuk janë kufizuar vetëm te instalimet ushtarake. Sulmet kanë prekur edhe infrastrukturë civile, përfshirë impiantet e ujit në Kuvajt, sistemet e navigimit të aviacionit në Bahrein dhe aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit.
Jordanisë gjithashtu i janë shtuar sulmet ditët e fundit, me raportime për viktima dhe të plagosur mes personelit amerikan.
Përtej dimensionit ushtarak, ekspertët vlerësojnë se veprimet e Iranit kanë edhe një mesazh politik. Teherani synon të ushtrojë presion ndaj vendeve që kanë mbështetur SHBA-në, ndërsa mban të hapura mundësitë për një përshkallëzim të mëtejshëm ndaj aktorëve të tjerë në rajon.
Kuvajti, Bahreini dhe Jordania janë kështu në qendër të një përballjeje më të gjerë mes Iranit dhe aleatëve të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme.
Top Channel