Video/ Festa u kthye në kaos, grushte mes lojtarëve pas finales së Botërorit

20/07/2026 00:35

Festimet e Spanjës pas triumfit 1-0 ndaj Argjentinës u ndërprenë për disa çaste nga një përleshje mes lojtarëve në qendër të fushës.

Gjithçka nisi pas një përplasjeje mes Nahuel Molina dhe Rodri-t, ndërsa situata u përshkallëzua me përfshirjen e Leandro Paredes, i cili u përplas me disa futbollistë spanjollë, mes tyre Gavi.

Trajneri Lionel Scaloni ndërhyri për të qetësuar lojtarët dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm. Paredes kishte qenë protagonist i tensioneve edhe gjatë ndeshjes, pasi mori karton të verdhë në minutën e 52-të dhe u përfshi në disa debate me kundërshtarët.

Kliko këtu për videon e sherrit

Spanja fitoi finalen me golin e Ferran Torres në minutën e 106-të të kohës shtesë, duke siguruar titullin e dytë botëror në histori.

Kliko këtu për videon e dyte të sherrit

Top Channel