Tuchel shokon para duelit me Francën: “Asnjë lojtar nuk dëshiron ta luajë këtë ndeshje, e bëjmë se jemi të detyruar!

16/07/2026 19:28

Përballja për vendin e tretë në një Kupë Bote është shpesh një “ngushëllim” i hidhur që skuadrat do të donin ta shmangnin, por rrallëherë ndodh që një trajner ta pranojë këtë fakt me një sinqeritet kaq brutal.

Thomas Tuchel, në krye të pankinës së Anglisë, ka hedhur një “bombë” të vërtetë mediatike para duelit të së shtunës kundër Francës në Miami.

Pas eliminimit të dhimbshëm 2-1 nga Argjentina në gjysmëfinale, tekniku gjerman ka refuzuar të fshihet pas klisheve diplomatike të futbollit. Në një konferencë për shtyp që ka bërë menjëherë xhiron e botës, Tuchel ka deklaruar hapur se yjet e “Tre Luanëve”, ashtu si dhe ata të “Gjelave”, janë totalisht të demotivuar për këtë sfidë.

“Asnjë nga lojtarët tanë dhe asnjë nga lojtarët francezë nuk dëshiron ta luajë këtë ndeshje,” tha Tuchel duke lënë gazetarët pa fjalë. “Ata duan të luajnë në finale. Ne dhamë gjithçka për ta arritur atë moment. Të gjithë zbresin në fushë për të fituar Kupën e Botës, por ky është realiteti tani.”

Top Channel