Qarku i Kukësit përfshihet nga moti i keq/ Stuhi dhe rrëshqitje dherash, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në disa akse
16/07/2026 19:02
Qarku i Kukësit është përfshirë këtë pasdite nga moti i keq, i shoqëruar me shtrëngata shiu dhe aktivitet të dendur elektrik.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica, reshjet intensive në formë stuhie kanë prekur veçanërisht zonën e Tropojës. Në njësinë administrative Lekbibaj, si pasojë e reshjeve të dendura, janë regjistruar rrëshqitje dherash dhe materialesh inerte.
Pamjet nga zona tregojnë se masivet e dheut kanë përfunduar në disa segmente rrugore, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Top Channel