Surpriza, ja cili është ekipi i MLS që është në pole position për të siguruar shërbimin e Salah
Anglia dhe Norvegjia do të përballen mbrëmjen e sotme në Miami në një duel vendimtar për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026.
“Tre Luanët” synojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut, por trajneri anglez ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar. Sipas raportimeve, John Stones rikthehet në mbrojtje në vend të Jarell Quansah, ndërsa Noni Madueke pritet të nisë nga minuta e parë, duke zëvendësuar Bukayo Saka.
Në krahun tjetër, Norvegjia nuk ka ndërmend të kursejë asgjë për këtë sfidë dhe do të zbresë në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm. Skuadra skandinave synon të vazhdojë surprizën e saj në Botëror, pasi ka eliminuar Brazilin në fazën e 1/8-ve.
Përballja mund të ndikohet edhe nga kushtet atmosferike, pasi temperaturat e larta dhe mundësia e stuhive në zonën e stadiumit mund të shkaktojnë një shtyrje të fillimit të ndeshjes.
Formacionet Zyrtare:

Top Channel