Spanja në gjysmëfinale të Botërorit pështjellon kalendarin e La Liga, java e parë drejt shtyrjes?
Historia e dashurisë mes Lamine Yamal dhe Ines Garcia pasurohet me një prapaskenë kurioze dhe argëtuese në rrjetet sociale që lidhet direkt me Botërorin 2026.
Modelja spanjolle i bëri një apel të dashurit të saj, por me një motivim që shkon përtej lavdisë sportive. Ai që ndezi entuziazmin e Ines ishte njoftimi që kishte të bënte me spektaklin në pushimin mes pjesëve në finalen e Botërorit që do të mbahet në MetLife Stadium të Neë Yorkut, ku i pranishëm do të jetë edhe Justin Bieber që do të jetë superstari kryesor i spektaklit.
Ideja për të ndjekur direkt koncertin e popstarit kanadez shtyu të dashurën e Lamine Yamal të publikojë një Story në Instagram me një mesazh të qartë drejtuar talentit të Barcelonës: ‘Zemra ime bëj gjithçka mundesh për të arritur në finale. Dëgjove? Bëj gjithçka mundesh’.
Spanja tashmë është në gjysmë finale dhe tani mes saj dhe finales së 19 korrikut është një pengesë shumë e madhe dhe e ka emrin Francë.
Top Channel