Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Benz-i përplas nga pas një automjet, e moshuara dërgohet me urgjencë në spital
11/07/2026 22:13
Aksident në aksin rrugor nacional Lushnjë-Berat në qendër të fshatit Fier-Shegan, dy mjete janë përplasur dhe për pasojë një e moshuar është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në momentin e aksidentit janë gjendur forcat e ushtrisë të cilat kanë disiplinuar trafikun deri në ardhjen e policisë rrugore në vendngjarje.
Sipas të dhënave të para, automjeti tip Benz ka përplasur automjetin tip Volkswagen nga pas.
Policia e qarkullimit rrugor pritet të dokumentojë ngjarjen dhe të hedhi dritë mbi shkaqet e aksidentit.
Top Channel