Statistika e frikshme që e vendos Bellingham krah legjendës Gary Lineker!
Kombëtarja egjiptiane vazhdon të festojë paraqitjen e saj shumë të mirë në kampionatin botëror të futbollit, por këto ditë janë vendimtare edhe për të ardhmen e kapitenit të saj Mohamed Salah i cili tashmë është futbollist i lirë pasi mbylli aventurën me Liverpool në fundin e këtij sezoni.
Major League Soccer është një opsion që po fiton shumë kuotë dhe sipas The Athletic, klubi që ka shfaqur më shumë interes për Salah është Sporting Kansas City.
Por edhe Arabia Saudite vazhdon të jetë një opsion për vijimin e karrierës së 34 vjeçarit me Al Hilal dhe Al Qadsiah që janë klubet që e dëshirojnë më shumë shërbimin e Salah. Por sipas mediave britanike, pretendimet për pagën të futbollistit, klubet arabe i konsiderojnë si të ekzagjeruar. Edhe futbolli evropian nuk është përjashtuar krejt, por duket se Salah do ta vijojë karrierën e tij në SHBA.
Peter Mallouk, aksioneri kryesor i Kansas City, është bir emigrantësh me origjinë egjiptiane dhe po e rindërton skuadrës pas largimit të Peter Vermes, drejtori sportiv dhe trajneri. David Lee, drejtori i ri sportiv i Sporting Kansas City kërkon të rinovojë skuadrën dhe ka gati një ofertë për të tentuar Mohamed Salah.
Kombëtarja egjiptiane u kthye në atdhe të premten me skuadrën që u prit me një entuziazëm të jashtëzakonshëm në aeroportin Al Alamein. Këtë të shtunë skuadra u prit nga presidenti i vendit Abdelfatah al Sisi, që mbajti edhe një fjalim ku theksoi se të besuarit e Hossam Hassan konkuruan duke shfaqur vlera në një moment ku shpesh herë këto vlera nuk marrin vlerësimin që meritojnë dhe se fituan respektin e njerëzve, diçka që vlen më shumë se çdo trofe dhe se treguan imazhin më të mirë për të rinjtë e vendit.
Edhe Salah, si kapiteni i Egjiptit mbajti fjalën e tij duke falenderuar presidentin, shokët e skuadrës dhe të gjithë me radhë dhe siguroi se vazhdon të jetë i lidhur me kombëtaren me objektivin për të fituar tituj.
Top Channel