Botërori i MotoGP/ Marquez mbretëron në Sachsering, pas pole position, fiton edhe Garën Sprint
Linda Noskova është kampione e turneut të Wimbledon për këtë vit, duke u bërë fituesja e 9 e ndryshme në 9 edicionet e fundit të kompeticionit.
Tenistja çeke mundi në finale bashkëkombasen e saj Karolina Muchova me rezultatin 2-1 për të fituar titullin e saj të parë Grand Slam në karrierën e saj.
Në setin e parë, Noskova ishte superiore ndaj rivales së saj teksa e fitoi këtë fraksion me rezultatin 6-2 me 21 vjeçaren që arriti të fitojë 2 game me shërbimet e kundërshtares. Megjithatë Muchova u kundërpërgjigj duke fituar setin e dytë me rezultatin 7-5 duke e çuar ndeshjen në set final.
Në këtë fraksion, Noskova rigjeti shkëlqimin e setit të parë teksa mori kryesimin 3-0 për ta mbyllur më pas këtë set me rezultatin 6-3 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 2-1 për të ngritur trofeun e turneut historik londinez, ndërsa Muchova doli nga fusha e lojës me një tjetër disfatë nga një finale e një turneu Grand Slam, pas asaj të pësuar në Roland Garros në 2023 nga Iga Swiatek.
Top Channel