SHBA përballë një paradoksi, njeriu që drejton kartelin më të rrezikshëm të drogës është… amerikan
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen Kupa e Botës të zgjerohet edhe më tej, duke përfshirë 64 kombëtare.
Në një intervistë për Blue Win, kreu i FIFA-s tha se kjo ide do të shqyrtohet pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, e cila për herë të parë zhvillohet me 48 ekipe pjesëmarrëse.
“Ky është padyshim një diskutim që do të shqyrtohet pas këtij Botërori,” deklaroi Infantino.
Ai theksoi se organizimi i Kupës së Botës duhet të ketë një karakter global dhe jo të favorizojë vetëm kontinentet tradicionale të futbollit.
“Kur organizon një Kupë Bote, duhet ta organizosh për të gjithë botën, jo vetëm për Evropën dhe Amerikën e Jugut, por realisht për gjithë globin.”
Sipas Infantinos, zgjerimi i turneut do t’u jepte më shumë vendeve të vogla mundësinë për të ëndërruar pjesëmarrjen në kompeticionin më të madh të futbollit.
“Çdo komb duhet të ketë mundësinë të ëndërrojë se mund të marrë pjesë në Kupën e Botës.”
Presidenti i FIFA-s shtoi se niveli i futbollit po rritet në të gjitha kontinentet dhe se kombëtaret më të vogla meritojnë më shumë mundësi.
“Po shohim se cilësia e skuadrave është shumë e lartë dhe po përmirësohet vazhdimisht në të gjithë botën. Nëse vendeve më të vogla nuk u jepet mundësia të luajnë në Kupën e Botës, atëherë atyre do t’u mungojë motivimi për të vazhduar të përmirësohen.”
Aktualisht, Botërori është zgjeruar nga 32 në 48 kombëtare, ndërsa ideja për një format me 64 ekipe pritet të jetë një nga temat që FIFA do të diskutojë në vitet e ardhshme.
Top Channel