Vendi ynë do të ndikohet të enjten nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 20 gradë, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë në 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s., duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Top Channel