“Nuk e dija që 5 korriku ishte “Dita e Gënjeshtrave” në SHBA”, Rudi Garcia tallet keq me FIFA-n dhe vendimin absurd për Balogun!
Pesë herë kampioni i botës, Brazili, përballet me Norvegjinë në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës, në një duel që zhvillohet në New Jersey. Brazilianët synojnë kualifikimin në çerekfinale, ndërsa norvegjezët kërkojnë të vazhdojnë historinë e tyre në këtë turne.
Brazili e mbyll Grupin C në vendin e parë falë golavarazhit, pasi grumbullon shtatë pikë me dy fitore dhe një barazim. Në fazën e 1/16 së finales, “Seleção” kalon një tjetër provë të vështirë, duke përmbysur Japoninë 2-1 me golin e fitores në kohën shtesë. Ky është rasti i parë që Brazili fiton një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës pasi e gjen veten në disavantazh, që nga çerekfinalja e vitit 2002 ndaj Anglisë.
Statistikat favorizojnë brazilianët, të cilët fitojnë nëntë nga dhjetë ndeshjet e fundit në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës. Megjithatë, një shifër interesante tregon se Brazili humbet secilën nga gjashtë përballjet e fundit me skuadra evropiane në fazat me eliminim direkt të këtij kompeticioni.
Nga ana tjetër, Norvegjia e mbyll Grupin I në vendin e dytë, pasi siguron kualifikimin që përpara ndeshjes së fundit dhe rotacioni i trajnerit Ståle Solbakken rezulton i suksesshëm. Në fazën e 1/16 së finales, skandinavët mposhtin Bregun e Fildishtë me rezultatin 2-1, duke regjistruar fitoren e tyre të parë në historinë e fazave me eliminim direkt të Kupës së Botës.
Skuadra norvegjeze paraqitet në formë të mirë, pasi fiton 15 nga 20 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, me tre barazime dhe vetëm dy humbje. Tani synon të arrijë për herë të parë në çerekfinalet e Kupës së Botës.
Historia e përballjeve direkte favorizon Norvegjinë. Skandinavët nuk humbin në katër ndeshjet ndaj Brazilit, duke regjistruar dy fitore dhe dy barazime. Një nga sukseset më të rëndësishme mbetet fitorja 2-1 në Kupën e Botës 1998.
REZULTATI LIVE:
BRAZIL 0-2 NORVEGJI
Haaland 79′, 90′
NGJARJET KRYESORE:
90′ Akordohen 7 minuta shtesë.
90′ Goool Norvegjia 0-2/ Haaland provon me një gjuajtje nga distanca dhe shënon të dytin. (Video)
86′ Casemiro merr një top në zonë, por mesfushori as godet dhe as pason, duke shpërdoruar një mundësi të artë.
79′ Goool Norvegjia 0-1/ Pas një krosimi në zonë, Haaland godet me kokë dhe tund rrjetën. (Video)
75′ Schjelderup godet brenda zonës dhe ndalet nga Alisson.
68′ Dy zëvendësime te Brazili. Largohen Ryan dhe Martinelli, në vendet e tyre futen Danilo Santos dhe Neymar.
59′ Vinicius jep një top mjaft të bukur te Endrick, i cili del i vetëm përpara portierit, duke goditur jashtë. (Video)
46′ Nis pjesa e dytë!
45+6′ Mbyllet pjesa e parë!
45+3′ Odegaard merr një top në zonë dhe godet, por ndalet nga Alisson.
45′ Akordohen 6 minuta shtesë.
40′ Vinicius merr një top në zonë dhe godet me të djathtën, por ndalet nga Nyland.
35′ Odegaard provon me një gjuajtje brenda zonës, por topi shkon jashtë.
14′ Bruno Guimaraes gabon nga pika e bardhë. Ndalohet nga portieri Nyland. (Video)
12′ Cunha pengohet në zonë. Pas rishikimit me VAR, gjyqtari akordon 11-metërsh për Brazilin.
3′ Sorloth jep një top brenda në zonë, me Berg që e çon në rrjetë, por anësori i prish festën për pozicion të parregullt. (Video)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel