Algjeria, mbyllet një epokë, Riyad Mahrez deklaron tërheqjen nga kombëtarja
Imazhi i fundit i finales së çmendur të ndeshjes mes Portugalisë dhe Kroacisë është ajo e Luka Modric me 5 botërorë dhe 202 ndeshje të zhvilluar me kombëtaren e tij, që shpërthen në lot, i mposhtur nga dhimbja dhe lodhja pas eliminimit në 1/16 të finaleve.
Me sytë e lotuar ai u ngushëlluar nga shokët e skuadrës dhe kundërshtarët në fund të një mbrëmjeje që mund të ketë mbyllur përfundimisht një epokë të papërsëritshme, atë të një futbollisti që ishte unik për vizionin e lojës, teknikën, lidershipin me të cilat mori përdore një komb me vetëm 4 milionë banorë dhe e çoi në elitën e futbollit botëror.
Mes kundërshtarëve që vendosi t’i dedikojë një homazh Modric, ishte padyshim Cristiano Ronaldo që bashkë me kroatin kanë shkruar faqe të paharrueshme të historisë së Realit të Madridit. Dy ish shokët e skuadrës u përqafuan fort me portugezin që po kërkonte t’i jepte zemër mikut të tij. Telekamerat fiksuan Cristiano Ronaldon teksa i fliste nën zë Luka Modric dhe pas ndeshjes portugezi zbuloi bisedën që kishte bërë me të
‘Kam luajtur me Modric për shumë vite. Është e mrekullueshme ta shohësh të konkurrojë ende në një nivel kaq të lartë-tha Ronaldo-i thashë: ‘Luka, urime për gjithçka. Të uroj më të mirën për pjesën tjetër të karrierës’’.
VIDEO e bisedës mes Ronaldos e Modric
Top Channel