Kujtim i gdhendur në përjetësi, futbolli vajton sërish humbjen tragjike të Diogo Jota dhe André Silva!
03/07/2026 01:35
Sot mbushet plot një vit nga dita e zezë që tronditi themelet e botës së futbollit.
Fiks një vit më parë, ylli portugez Diogo Jota dhe vëllai i tij, André Silva, u ndanë nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një aksidenti tragjik rrugor. Kjo ngjarje e rëndë la pas një zbrazëti të madhe dhe një dhimbje të pashlyeshme për miliona tifozë anë e mbanë globit.
Kujtimi i tyre, talenti dhe gjurma që lanë në fushën e blertë do të mbeten të gdhendura përgjithmonë në historinë e sportit më të bukur në botë, i cili sot ndalet për t’i kujtuar me nderim dhe lot në sy.
Top Channel