Algjeria, mbyllet një epokë, Riyad Mahrez deklaron tërheqjen nga kombëtarja
I zhgënjyer dhe i zemëruar, Luka Modric përshëndet Botërorin pasi zhvilloi dhe e humbi ndeshjen e tij të fundit me fanelën e Kroacisë kundër Portugalisë. Por ndoshta, kjo nuk ishte ndeshja e tij e fundit në karrierë.
Është e vërtetë që ka shumë pak hapësira për të folur për të ardhmen e mesfushorit në këtë moment, por fjalët e Modric mban ende me shpresa tifozët e Milanit që ëndërrojnë ta kenë ende në skuadrën e tyre të zemrës
‘Nuk është momenti për të folur tani. Sidoqoftë, të ardhmen time do ta zbuloni shpejt-ishin fjalët e kapitenit të kombëtares kroate që më pas komentoi ndeshjen kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos
‘Mund ta analizojmë sfidën në 2 pjesë; në pjesën e parë nuk ishim në nivelin tonë më të mirë, ishim të kontraktuar, por në pjesën e dytë zhvilluam një ndeshje fenomenale-tha Modric-ishte një prej paraqitjeve tona më të mira. Mund ta kishim mbyllur më parë ndeshjen, por nuk ia dolëm mbanë. Shpërdoruam shumë raste, pastaj ndodhën disa gjëra që për mua janë të pabesueshme. Por është e vështirë të thuash diçka inteligjente kur je ende i nxehtë nga ndeshja, nuk dua të them diçka të gabuar. Mund të jemi krenarë për mënyrën si luajtëm në pjesën e dytë, meritonim më shumë, por thjesht futbolli është i tillë’.
Top Channel