Algjeria, mbyllet një epokë, Riyad Mahrez deklaron tërheqjen nga kombëtarja

03/07/2026 11:32

Te Algjeria mbyllet një epokë; Riyad Mahrez, ylli i kombëtares së vendit afrikan, i thotë përfundumisht lamtumirën.

Sulmuesi e bëri të ditur vendimin e tij në një intervistë për BeIN Sports pas eliminimit të Algjerisë në 1/16 të finaleve të Botërorit teksa u mposht nga Zvicra.

‘Kjo ishte ndeshja ime e fundit me kombëtaren’-ishte deklarata e bërë nga Mahrez pas sfidës me skuadrën helvete.

Riyad Mahrez e bëri debutimin me ‘Dhelprat e shkretëtirës’ siç quhet ndryshe kombëtarja algjeriane në vitin 2014 për ta lënë pas 12 vitesh. Gjatë kësaj periudhe, Mahrez ka zhvilluar 119 ndeshje me Algjerinë duke shënuar 40 gola dhe dhënë 45 asist. Me kombëtaren algjeriane ai ka arritur të fitojë Kupën e Kombeve të Afrikës në 2019, ndërsa në 2016 ai u shpall Futbollisti Afrikan i vitit

 

Top Channel