41 vjeç e 147 ditë! Cristiano Ronaldo shkruan historinë e Kampionateve Botërore, bie rekordi i jashtëzakonshëm!
03/07/2026 01:31
Cristiano Ronaldo vazhdon të sfidojë ligjet e natyrës dhe të rishkruajë historinë e futbollit.
Ylli portugez sapo është bërë zyrtarisht lojtari më i vjetër që ka zbritur ndonjëherë në fushë në një ndeshje me eliminim direkt në historinë e Kampionateve Botërore. Duke luajtur në moshën 41 vjeç e 147 ditë, “CR7” theu një tjetër rekord absolut, duke dëshmuar sërish se për të mosha mbetet thjesht një numër.
Një arritje vërtet legjendare që konfirmon edhe një herë madhështinë e kapitenit luzitan në skenën më të madhe të futbollit.
Top Channel